Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi ka premtuar grante për bizneset dhe rritje të pagave e pensioneve.
Hamza ka premtuar 30% grante për investime në biznes, rritje 50 të pagave dhe 70% rritje të pensioneve, shkruan Demokracia.com
“Të gjithë pajtohemi se Kosova mundet ma mirë. E për ta bërë këtë, ne e kemi planin e qartë. Ju e dini që unë çdoherë e mbaj fjalën! #PDK131”, ka shkruar Hamza në postimin e tij./Demokracia.com/