Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka takuar Shoqatat e Personave me Aftësi të Kufizuara.
Ai ka thënë se zëri i tyre nuk do të mbetet pa përgjigje.
Shkrimi i tij:
Një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi mundësinë e qasjes për të gjithë. Nuk mund ta kemi një Kosovë moderne, nëse hapësirat publike, institucionet shtetërore dhe rrugët tona nuk janë të qasshme për të gjithë qytetarët.
Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë time.
Ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje! Dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje!