Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarët e Fushë Kosovës, ku ka prezantuar programin e tij dhe vizionin për një të ardhme më të mirë për vendin.
Hamza ka theksuar se PDK ka ekipin dhe planin më të qartë për të adresuar sfidat e qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të besojnë në këtë vizion.
“Edhe Fushë Kosova e tha fjalën e saj për #MaMirë. Ne e kemi ekipin më të mirë. Ne e kemi planin më konkret për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Besoni në programin tonë. Besoni në Kosovën që mundet ma mirë. Unë e mbaj fjalën #MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.