Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka fajësuar Qeverinë në detyrë për mosanëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Ai ka bërë me dije se për shkak të kësaj qeverie Kosova është larg proceseve për integrim në strukturat euro-atlantike, transmeton Gazeta Papirus.
Duke përmendur sanksionet e BE-së, Hamiti ka vlerësuar se në këto 4 vitet e fundit imazhi i shtetit të Kosovës është dëmtuat rëndë.
“Me klasën pushtetore të 4 viteve të kaluara, Kosova është larg proceseve për integrim në strukturat euro-atlantike. Mbetëm jasht Këshillit të Evropës vjet dhe sivjet. Për më keq, Kosova është nën sanksione të BE-së tash e dy vjet. Për herë të parë në historinë e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Imazhi i vendit tonë është dëmtuar”, ka shkruar Hamiti.