Lumir Abdixhiku në përgjigjen që i ka dërguar Kurtit thekson se duke patur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit e sheh të pamudnur bashkëpunimin mes këtyre dy subjekteve politike.
“LDK-ja, për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4-vjeçar të vendit nën udhëheqjen tuaj, rrezikimin e aleancave strategjike, të sigurisë nacionale, rrezikimin serioz të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese, mosrespektimin e vendimeve të këtyre institucioneve, mbi të gjitha polarizimin e thellë shoqëror, e ka vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me ju”, thuhet në letër.
Në lidhje me refuzimin e ftesës që Abdixhiku i bëri Kurtit ka folur ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti tha se kjo që po ndodh është një betejë politike mes të pozitës e opozitës.
Ai theksoi se pozita po lufton për të përçarë partitë opozitare ndërsa këto të fundit po presin dorëzimin e Kurtit që sipas Halitit s’pritet të ndodhë në këtë mënyrë.
“Kjo është betejë politike në mes të pozites e opozites. Pozita po lufton për te përçarë ti ndarë partitë opozitare e partitë opozitare po presin dorëzimin e Albinit, që unë për veten time mendoj që nuk do të ndodhë dorëzimi i Albinit në këtë mënyrë. Por edhe zgjatja e kohës për arritjen e marrëveshjes me njërën parti apo me të gjitha do i’a rrisë çmimin që do e paguaj VV-ja” deklaroi Haliti.
Ish-deputet, Haliti, tha se subjektet politike tashmë kanë kanë ‘zbuluar’ bllokadën përmes Albulenës si kandidate për kryetare të Kuvendit me qëllim që të piqen kushtet për një koalicion të mundshëm.
“Në këtë rastë askush me askënd ska marrëveshje për qeverisje të përbashkët, por kanë zbuluar bllokaden përmes Albulenës si kandidate për Kryetare të Kuvendit, me qëllim që të piqen kushtet për një kualicion të mundëshem, i cili do ketë një kosto të lartë për VV. Tani spo munden me e keqpërdorë ndonjë Ambasadorë të fuqishëm por do përpiqen ta shfrytëzojnë opinionin publik të cilit do i “nënshtrohen”” tha Haliti.