Dje ka dështuar për herë të 20-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi për votim formimin e Komisionit për votim të fshehtë, por i njëjti nuk arriti të kalojë ashtu si herët e tjera
Vendi prej zgjedhjeve të 9 shkurtit është pa institucioneve të reja të dala nga këto zgjdhje.
Në lidhje me këtë situatë të ngërçit institucional dhe si duhet të dilet nga ajo ka folur për zyrtari i lartë i PDK-së dhe politikani, Xhavit Haliti.
Haliti tha se polarizimi në mes të partive politike, liderëve e antarësisë së partive është në piken më të keqe të mundëshme.
Ai tha se elektorati i ka futur në sprovë të gjitha partitë pasi nuk ua ka dhënë mundësinë asnjërës të qeverisë e vetme
“Polarizimi në mes të partive politike, liderëve e antarësisë së partive është në piken më të keqe të mundëshme, kjo edhe për shkak të ambicieva të smura për pushtet si dhe bllokades që është krijuar pas zgjedhjeve që elektorati i ka futur në sprovë të gjitha partitë politike. Duke mos i dhënë mundësinë asnjë partije që e vetme të krijojë qeverinë, ambiciet e lidershipit janë të mëdha, por mundësitë të dëshirueshme”
“Gjith kjo fushatë e bërë kundër njëri tjetrit, gjithë këto debate të sponzorizuara kundër njëri tjetrit, i kanë përkeqësuar edhe më shumë raportet në mes partive politike e si pasojë e kësaj edhe në mes elektoratit dhe anëtarësisë së gjërë të partive politike. Kjo situatë ka derivuar edhe një shqetësim të madhë tek qytetarët, të cilët bashkë me buken po përtypin edhe debatet e televizioneve dje pritjes së mbajtjes së seancave të çuditëshme të parlamentit të cilat nuk po prodhojnë asgjë” tha Haliti për “Gazeta Blic”.