Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-së, dhe ish-deputeti i PDK-së është deklaruar pas miratimit të draft-rezolutës për Kosovën në lidhje me heqjen e masave nga Bashkimi Evropian.
Haliti ka theksuar se, megjithëse kjo rezolutë mund të ndihmojë në rikthimin e Kosovës në mendjen e BE-së, ajo nuk ka fuqi ligjore dhe nuk është miratuar ende në Parlamentin Evropian.
“Ndikon në rikthimin në menje Bashkimit Evropian, por rezoluta nuk është miratuar në Parlament por në Komision e këto nuk kanë diçka që e obligon dikë që ta zbatojë. Kjo mund të propozohet në Parlamentin e BE dhe mund të kaloj edhe aty”, deklaroi Haliti për Frontonline, transmeton Gazeta Papirus.