Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, është shprehur se zona Shengen vazhdon të mbetet një ëndërr e parealizuar për kosovarët.
Me anë të një postimi në Facebook, Halimi është shprehur se është shqetësues ky fakt.
“Është shqetësuese që izolimi ndaj qytetarëve të Kosovës po vazhdon edhe më tej. Zona Shengen vazhdon të mbetet një ëndërr e parealizuar për njerëzit tanë, e bashkë me të edhe mundësitë e reja për shkollim e avancim profesional. Askush nuk është kundër një sistemi shtesë të sigurisë, mirëpo qytetarët tanë e meritojnë ta kenë mundësinë e lëvizjes nëpër Evropë, gjë të cilën vendet e rajonit e gëzojnë prej më shumë se një dekade”, ka shkruar ajo.
Lidhur me këtë çështje kishte pasur reagime edhe nga anëtaret tjerë të opozitës.