Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar ndaj Qeverisë lidhur me situatën e krijuar në vend.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Halimi ka shkruar se kjo qeveri është populiste dhe nuk qeveris edhe kur o ofrohet mundësia.
Sipas saj, Kurti bashkë me qeverinë e tij nuk ka aftësi t’i ofrojë zgjidhje konkrete krizës së krijuar.
Postimi i saj i plotë:
Është e lehtë ta përdorësh traumën shoqërore, për ushtrimin iluziv të pushtetit absolut, por vështirë është ta shërosh atë. Pikërisht, në këtë dimension ndahen rrugët në mes të liderëve largpamës dhe atyre që duan spektakël për ta mbajtur veten gjallë në politikën ditore.
Gjuha e realitetit të ri, i krijuar nga Albin Kurti dhe kori i tij qeveritar, nuk është asgjë tjetër pos mbijetesë politike, e mbulim i paaftësisë për t’i ofruar zgjidhje konkrete krizës së krijuar. Kështu bëjnë popullistët, nuk qeverisin edhe kur u ofrohet mundësia, por përgatisin popullin për ringjalljen e një përballjeje apokaliptike, siç do të shprehej Jan Ëerner Muller.
Popullistët rikthehen, në dhembjen e mbuluar nga e tashmja, ngacmojnë plagën, shndërrohen në ‘patriotë’, kështu mbijetojnë. Duke u ‘trimëruar’ e kundërshtuar, madje edhe ShBA-në, pa të cilët sot nuk do të mund ta kishin fatin as për të jetuar. Kosova, është vend i yni, i qytetarëve që duan urtësi e maturi në udhëheqje, e jo spektakël!