Ish-kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se do t’i ndërtohet shtëpia familjes nga fshati Polac.
Familjes 5 anëtarëshe iu kishte shkatërruar shtëpia nga shpërthimi i bojlerit.
Jashari përmes një postimi në Facebook tha se bashkë me hoxhën Halil Kastrati sot i dhanë lajmin e mirë kryefamiljarit.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë feste, bashkë me hoxhën e dashur, Halil Kastrati, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe bashkëpunëtorë, i dhamë lajmin e madh për ndërtimin e shtëpisë, familjes 5 anëtarëshe të Fetah Veliut, nga fshati Polac, të cilit iu kishte shkatërruar shtëpia vitin e kaluar si pasojë e shpërthimit të bojlerit.
Falë hoxhës Halil dhe donatorëve të shoqatës së tij, së shpejti kësaj familje do t’i kthehet buzëqeshja.
Bashkë!