Profesori Blerim Latifi i ka numëruar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nëpër shtatë zonat e saj gjatë luftës në Kosovë, e që në përfundim i dalin 13 mijë e 500.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7 teksa po diskutonin për numrin e vërtet të veteranëve të luftës, Latifi i ka numëruar ushtarët nëpër të gjitha zonat, ku zona operative e Dukagjinit e cila ka qenë më e madhja, sipas Latifit në pikun e saj ka pasur 3 mijë deri në 3 mijë e 700 ushtarë.
“UCK i ka pas 7 zona, këto zona kanë pas madhësi të ndryshme, varësisht prej specifikave që i kanë pas. Zona më e madhe ajo e Dukagjinit, e cila realisht, në pikun e mobilizimit nuk ka pas më shumë se 3 mijë deri në 3 mijë e 700 luftëtarë. E dyta ka qenë zona operative e Drenicës, në pikun e saj i ka pas 2500 deri në 2700 luftëtarë.
E treta ka qenë zona e Pashtrikut e cila maksimumi i ka pas 2 mijë luftëtarë. Zona e Llapit e cila maksimumi i ka pas 1500 luftëtarë. Zona operative e Shalës nuk i ka pas më shumë se 900 luftëtarë. Zona e Nerodimes nuk i ka pas më shumë se 500 luftëtarë. Zona e Karadakut dyfish më pak”, tha Latifi.
Ai po ashtu i ka numëruar edhe ushtarët e Brigadës 138 dhe të njësisë që kanë sulmuar në Pashtrik.
“I kemi edhe dy njësi tjera, që është brigada 138, e cila i ka pas 1700 ose 1800 luftëtarë si dhe njësitet e UCK që kanë sulmu në Pashtrik, në maj të 99-së e cila sillet rreth 1 mijë luftëtarë”.
Latifi tha se piku i ushtarë ka qenë vera e vitit 1998, ndërsa thotë se UÇK-ja nuk ka pasur kurrë më shumë se 13 mijë e 500 ushtarë.
Por ish Eprori i UÇK-së, në Zonen Operative të Pashtrikut Halil Çadraku i reagon Blerim Latifit.
Po ju sjellim postimin e Halil Çadrakut :
Latifi mundet me folur për Koshare pasi mbrenda Kosovës nuk ka marre pjesë .Unë isha mbrenda Kosovës ,isha prezent dhe aktiv në luftë, kurrë, kurrë pa ju nda për asnjë minutë, apo ”arsye” por edhe shpesh duke kaluar kufirin për bartje të armatimit dhe përcjellje të grupeve që kalonin me mijra-mijra nëpër Zonen e Pashtrikut, ku kisha nderin t’a përcjelli edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin etj etj
Si, pjestarë i UÇK-së në Zonen Operative të Pashrikut, e cila brenda saj kishte territor të 5 Komunave, Prizrenit, Therandes, Malishevës, Rahovecit dhe Sharrit, e që në fakt jan 33% të territorit të Kosovës, kurse në vetvete kishte 40% të njerëzve, pra të ushtarëve, nga totali që kishte krejt Kosova.
Shtabin e Përgjithshëm, e kemi rrespektuar, urdhërat i kemi zbatuar, dhe kemi bashkëvepruar me një nivel të lartë saktësie. Prej Komandantëve të Zonës, kemi pasur në fillim Musë Jasharin, nga 15 Dhjetori 98 – Ekrem Rexhen – Drinin pastaj Tahir Sinanin nga Tropoja. Prej tyre, vetëm Musa është gjallë, si dëshmitarë i kohes, si dhe zv. Komandanti Sadik Halitjaha, i cili edhe pse ishte zëvendës, ka qenë më shumë se Komandant, sepse, Tahiri kishte nevojë për informacione dhe njohuri vendore, të cilat i mungonin, me arsye.
Si Zona më e madhe, si Zona më e lidhur me Shtabin e Përgjithshëm, si Zonë e cila përveq luftimeve dhe sigurimit të SH.P. kishte edhe sigurimin e rrugëve për sjelljen e armatimeve nga jashtë brenda, por, kishim edhe sigurimin e materialit ushqiomorë, kudo që kishte nevojë, si në Dukagjin, Drenicë, Shalë, e gjetkë….por edhe spitalet ushtarake si në Pagarushë ku vinin mjekohenin nga Zonat e tjera.
Të gjitha këto i kemi bërë, pa u ankuar kurrë, dhe pa kërkuar kurrë asnjë falenderim, mirënjohje apo dekorim.
Pra, me tërë këtë potencial njerëzorë, territorial e finaciar, kurrë, ama, kurrë nuk jemi ankuar se nuk kemi marrë asnjëherë, por, ASNJËHERË, para nga Fondi. Kurrë, Zones tonë nuk i ka ardhur ndonjë zarf, apo qantë ma para për luften. Kurrë nuk kemi kërkuar para për luften, dhe askujt nuk ju kemi qa për para, sepse, neve bënim luftë PËR LIRI, E JO PËR PARA.
ATA, kan marrë para edhe nga Fondi Vendlindja Thërret, por edhe nga Qeveria Bukoshi. Bukoshi i deklasojë disa pas lufte duke dalë me letra, në gazeta, se kaq i mori filani nga LLapi, kaq fisteku nga Dukagjini, kaq filani nga Drenica, por, a keni mundur t’a lexoni dikënd, ose vetëm një nga ZOP-i që ka marrë para të gatshme nga akëcili nga këto dy fondet ??? – JO, dhe atë një JO e madhe, e madhe sa Bjeshka e Pashtrikut, sepse, LUFTEN E BËMË PËR LIRI E JO PRË PARA.
Zona e Pashtrikut, kishte nen mbikqyrje 30% te teritorit, dhe njekohesisht numeronte 40% te numrit te ushtareve te pergjithshem ne Kosove.
ZOP-i numeronte 6500 ushtare, kurse krejt Kosova (jashte ZOP-it) kishte 7500. Prandaj edhe SH.P. zgjodhi zonen tone si vendstrehim, sepse, kishte burra e burrni.
Dhe nese proporcionalisht shtojme edhe logjistiken me 50% ushtare frontal + 50% logjistik, do te duhej te ishte 28.000 nr. i pergjithshem, kurse ZOP-i do te duhej te ishte 12.000 ushtare…
KUR PERFUNDOJE LUFTA, KAQ USHTARE KISHIN RAPORTUAR ZONAT
Z.O e Drenices kishte __________2400 ushtar,X 2 = 4800
Z.O e Dukagjinit kishte __________1100 ushtar,X 2 = 2200
Z.O e Llapit kishte __________1400 ushtar X2 = 2800
Z.O e Shales kishte __________600 ushtar X2 =1200
Z.O e Nerodimes kishte __________900 ushtar X2 = 1800
Z.O e Karadakut kishte ___________550 ushtar X2 = 1100
/Gazeta Papirus/