Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka treguar se edhe sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi mungon në seancën e Kuvendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar shkurtë: ‘Hakiu mungon’.
Ndryshe Haki Abazi, nuk ka marrë pjesë as në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, ku dhe duket se ka pakënaqësi me partinë.
Abazi me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se mos-pjesëmarrja e tij lidhet me disa pakënaqësi të tij të cilat i ka transmetuar tek lidershipi i VV-së.
Ai ka thënë se pret që ankesat e tij të adresohen me kujdes dhe në kohë.
“Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje. Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi