GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Haki Abazi ia zbulon planin Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit: Ja pse ndodhen ngjarjet në Veri

31/05/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
U bë deputeti i parë i përjashtuar: Pse askush prej VV-së nuk e mbrojti deputetin Abazi?
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në veri ka thënë se vendi nevojë serioze dhe urgjente për konsolidim të seriozitetit të praktikës demokratike, shkruan Gazeta Papirus.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “pas hekurosjes dhe pranimit të asociacionit e gjithçka përbrenda, tentimi i përdorimit të procesit të zgjedhjeve në veri, që për habi edhe pse çështje kryesore nuk u përmend në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”.

“Pas dy viteve përfunduam në anën e Vuçiçit dhe në kundërshtim me gjithë botën demokratike. Vuçiçit ju desh Veriu i Kosovës për të amortizuar kundërshtinë e madhe kundër tij në Serbi. Keq apo mirë situata është kjo, në njërën anë bota demokratike, të gjitha shtetet që kanë bërë shumë për Kosovën dhe shtet-ndërtimin e në anën tjetër Kurti i rrethuar me Mujën, Kusarin, Mihajlin, Rrustemin dhe Bislimin dhe veten e tij”.

“Nuk duhet sjellë qytetarin me mendim kritik por edhe emocional për të përzgjedhur mes shteteve që na kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës, kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe janë garant të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Nëse qëndrimi i tyre nuk është në linjë me qeverinë apo thjeshtë thënë me Kurtin, atëherë ky është rezultati i sorollatjes me javë të tëra në Amerikë pa asnjë rezultat konkret”, ka shkruar Abazi në Facebook, njofton Gazeta Papirus.

Sipas tij, me zhvillimet e fundit në veri po krijohet klimë që zgjedhjet e ardhshme Kurti të dal më i votuari.

“Mos harroni që para disa muajve na u tha që u tërhoqëm nga puna e targave sepse ambasadori amerikan kishte më shumë informata. Edhe sot ambasadori amerikan ka më shumë informata, përfshirë edhe informata që këto lëvizje taktike në veri kanë qëllim popullist dhe egocentrik për të krijuar klimë për zgjedhjet e ardhshme ku viktima Kurti del më i votuari në historinë e Kosovës. Kurti ka për qëllim shembjen e madhështisë së Rugovës në shtet-formimin dhe çlirimin e një pjese të madhe të kombit”.

“Por, nuk e ka këtë qëllim që ta ngris Demaçin dhe figurën e tij, por që me Demaçin dhe Qosjen ta vendos pykën në mendjen e njerëzve që në këtë përplasje të del figura historike e Kurtit. Kjo po ashtu e shpjegon nevojën për të qenë i rrethuar me njerëz me të kaluar të pistë, që të jenë të varur dhe servil por edhe më e rëndësishme që ndyrësia e tyre e bënë dallimin dhe e vë në pah “puritanizmin” e Kurtit. Krejt kjo është e mbështjellë me lule nga Holanda që në vazhdimësi vendosja e luleve dhe pjesëmarrja në ceremoni përkujtimore, kur gjithçka është emocionale, e skalitë figurën e njeriut historik në memorien kolektive”.

“Do me thënë vizitat te varret, fjalimet për të rënët e të pagjeturit, vizitat e përqafimet e nënë Ferdonijes janë thellësisht egocentrike dhe hipokrite po aq sa është i gërditshëm fakti që në këto momente shikohet me përqendrim fokusi i kamerës dhe fotoaparatit. Aty nuk ka dhimbje, empati apo përkujdesje për lartësim të vlerave – këto do të duhej të bëheshin në kurrikulat dhe proceset mësimore, në film, dramë e teatër, por problemi është që aty nuk mund të jetë kryeprotagonisti”/Gazeta Papirus/

Tags: Albin KurtiAmerikaHaki AbazikosovaveriuVetevendosje
ShareTweetShare
Previous Post

Shoqëria civile kërkon që situata në veri të zgjidhet me dialog

Next Post

Kurti sot takon Borrellin e Lajçakun

Next Post
Kurti sot takon Borrellin e Lajçakun

Kurti sot takon Borrellin e Lajçakun

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.