Kandidati për deputet, Haki Abazi, ka folur për dominimin e Dejona Mihalit në LVV.
Ai në debatin përball deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i tha atij se nuk guxon me i bë zë koordinatores së kësaj partie.
Abazi ishte pjesë e LVV-së, por thotë se nuk e dëgjonte Mihalin e as shefen e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Për këtë arsye ai tha se edhe u largua.
Ai madje edhe për kryeministrin Kurti tha se dëshiron të krijojë demokraci vetëm duke koordinuar me Mihalin.
“Kurti është 60 vjet mbrapa, ai mendon me kriju demokraci duke u koordinuar vetëm me Dejona Mihalin. Ai don me kriju Prokurori Speciale, kush me punu aty njerëzit e Dejonës”, tha ai në KTV.