Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas dështimit të seancës konstituive foli para gazetarëve.
Ndërsa ajo po fliste, në atë moment andej kaloi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili bëri një koment tejet thumbues ndaj ministres në detyrë të Punëve të Jashtme.
“Hajt bre, se s’din kjo…”, u dëgjua duke thënë Tahiri në videon që ka publikuar Indeksonline.
Gërvalla në deklaratën e saj tha se “jashtëtokësorët s’mund të sigurojnë vota për opozitën, po i presin ndërkombëtarët për koalicion me Listën Serbe”.