Ministri i Kulturës në largim, Hajrulla Çeku, ka ngrerë padi për shpifje në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besianë Mustafa.
Postimi i Çekut:
Padi për shpifje ndaj Besian Mustafës
Para pak ditësh e pata shkruar një tekst për mungesën e konsistencës në qëndrime publike të kryetarit të LDK-së.
Pa kaluar as dy orë pati reaguar Besian Mustafa. Asgjë e papritur, një zyrtar i lartë i LDK-së që i del në mbrojtje kryetarit.
Mirëpo, për habinë time, në reagimin e tij nuk kishte asnjë kundër-argument për faktet dhe analizën time.
Aty kishte vetëm shpifje. Nga pretendimi për një “hall financiar” te projektet e stadiumeve, deri te ai për “subvencione 257 mijë euro për vëllain tim”.
Një ditë pas deklaratës së tij, publikisht i pata kërkuar të tërheqë të njëjtën e të kërkojë falje, në të kundërtën do të detyrohem t’i drejtohem institucioneve të drejtësisë.
Pasi nuk reflektoi brenda këtij afati, padinë për shpifje e dorëzova sot në Gjykatën Themelore të Prishtinë