GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Drejtësi

Hajredin Kuçi i lirë nga Specialja por me shumë kufizime

25/03/2025
në Drejtësi, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Hajredin Kuçi i lirë nga Specialja por me shumë kufizime
Share on FacebookShare on Twitter

Një varg kufizimesh nga Gjykata Speciale në Hagë, i janë vendosur ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, i akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Kuçi, i cili u deklarua i pafajshëm akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës në një rast ku të akuzuar janë edhe Hashim Thaçi, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj.

Në vendimin e publikuar këtë muaj nga Dhomat e Specializuar në Hagë, janë aprovuar propozimet e ZPS.

“ZPS kërkon që përveç kushteve të vendosura ndaj z. Kuçi, gjyqtari i procedurës paraprake t’i vendos kushtin e mëtutjeshëm që të përmbahet nga çdo kontakt, në çfarëdo mënyre, me: (i) të bashkëakuzuarit e tij; (ii) të gjitha të tjerë të përmendur në aktakuzën e konfirmuar, përkatësisht Fahri Fazliu, Blerim Shala, Artan Behrami dhe Vllaznim Kryeziu (“Mr F. Fazliu”, “Mr Shala”, “Mr Behrami”, dhe “Z. Kryeziu”) (“Individë me emër”); dhe (iii) [RIDAKTUAR]11 [RIDAKTUAR] (gjithsej “Personat e ndaluar”) (“Kushti i mëtejshëm”). Sipas ZPS-së, ky kushtëzim shtesë është i nevojshëm për të ruajtur integritetin e procesit, duke shmangur paqartësi eventuale që mund dalin nga kushtëzimet e vendosura ndaj z. Kuçi”.

Dy emra, me të cilët Kuçi s’ka të drejtë kontakti janë të redaktuar, derisa mosrespektimi i vendimit dhe kushteve të vendosura, mund të çojë në arrestimin dhe ndalimin e tij.

“Po ashtu, sa i përket [REDAKTUAR], Gjyqtari i procedurës paraprak konsideron se, edhe pse ata nuk akuzohen dhe/ose nuk janë të emëruar në Aktakuzën e Konfirmuar, ata: (i) vizituan së bashku Z. Thaçi më [REDAKTUAR], ku diskutuan mbi dëshmitë e dëshmitarëve të Dhomave të Specializuara; dhe (ii) ishin objekt i diskutimeve midis Z. Thaçi dhe Z. Kuçi. Për rrjedhojë, Gjyqtari i procedurës paraprake është i bindur që ndalimi i çdo kontakti të drejtpërdrejtë ose të tërthortë midis Z. Kuçi dhe [REDAKTUAR] është i nevojshëm.”

Hajredin Kuçi është i vetmi i akuzuar që Gjykata Speciale e ka lënë në liri, meqë të tjerët janë nën masën e paraburgimit.

“Gjithsesi është një vendim i cili besoj që nuk ka peshë të madhe për jetën dhe veprën e Hajredin Kuçit në këtë rast është vendim që ja kufizon të komunikojë me disa persona dhe për dallim nga bashkë të akuzuarit tjerë ky vendim ndaj Hajredin Kucit është më i lehtë sepse ai mbrohet në liri dhe në paraqitjen në bazë të kërkesës..”, ka deklaruar Astrit Kolaj – Hulumtues, IKD.

Pos për krime lufte, Gjykata Speciale ka konfirmua aktakuzë të re ndaj Hashim Thaçit. Për veprat penale që lidhen me pengim të drejtësisë e ndikim në dëshmitarë, përfshihen edhe Hajredin Kuçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu.

Përveç Thaçit, i cili që nga viti 2020 është në paraburgim Kilaj, Fazliu e Smakaj, janë arrestuar e janë dërguar në paraburgim, vitin e kaluar./Dukagjini.

Tags: Gjykata SpecialehageHajredin Kuçi
ShareTweetShare
Previous Post

Varroset Leonora Cena gruaja që u vra nga burri në Gjermani

Next Post

A i shkoi në të pame familja e dorasit, familjes Zymberi?

Next Post
Një muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

A i shkoi në të pame familja e dorasit, familjes Zymberi?

Lajmet e fundit

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

14/05/2025
Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

14/05/2025
Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së SHBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

Divizioni i Ushtrisë së SHBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës

14/05/2025
Sali Berisha: Kemi gëzim nga të gjitha anët

Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

14/05/2025
Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

Muhaxheri për takimin me presidenten: Nëse s’ka zgjidhje, LVV t’ia lëshojë rrugën të dytit!

14/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 60% e votave nga diaspora, PS në avantazh me 54%

14/05/2025
Arrestohen tre persona në aeroport, u kapën me barna të kontrabanduara

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

14/05/2025
Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

Shqiptari Gino Mulliqi zgjedhet kryetar i komunës Wylie në Texas të SHBA-së

14/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.