Ka filluar konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku do të diskutohet lidhur me nxjerrjen e provave, përkthimet e shkresave, hetimet e Prokurorisë e ato të mbrojtjes.
Ndërkaq, ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, përveç avokatit Ben Emmerson, Kujtim Kërveshit e të tjerëve, i është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Kjo u konfirmua nga avokati i Veselit, Ben Emmerson. /Zëri