Një grua ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë duke ecur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, një person i panjohur ia kishte marrë çantën në të cilën kishte pasur para dhe disa gjësende tjera.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, thuhet në raportin 24 orësh.