Një grua nga Vushtrria ka raportuar në Polici se persona të panjohur i kanë vjedhur në shtëpinë e saj, stoli të arit dhe të argjendit në vlerë prej 7 mijë eurove.
Rasti ka ndodhur gjatë së shtunës në mëngjes.
“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se persona të pa njohur, kishin depërtuar në shtëpinë e saj dhe nga aty kishin vjedhur stoli të arit dhe të argjendit me vlerë rreth 7000€. Rasti vazhdon në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.