Të enjten pas mesnatës një market në Rogovë ka qenë cak i hajnave, pronari i të cilit i ka publikuar pamjet e kamerave në profilin e tij në Facebook.
Lulzim Hoti ka kërkuar nga banorët e fshatit që të mos iu lënë hapësirë dhe liri të plotë hajnave të ia dëmtojnë pronat e tyre.
Ai tha se arsyeja e publikimit të pamjeve është që kushdo që i njeh personat në video, të ruhet nga ta.
“Ata të cilët mund t’i identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime në persona në video si në gjeste ashtu edhe në veshte mund të më shkruani edhe në privat”, ka shkruar Hoti.
Ende nuk dihet shuma e gjësendeve të vjedhura, mirëpo të dyshuarit shihen duke marrë cigare dhe artikuj të tjerë.