Në natën e Fitër Bajramit, në xhaminë e fshatin Dobresh të Vitisë, është kryer një vjedhje e rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Përgjegjësi i xhamisë ka denoncuar rastin në orët e vona të mbrëmjes dhe ka deklaruar se dikush e ka hapur me forcë arkën që ka qenë e vendosur në xhami dhe ka vjedhur një shumë të parave.
Siç mëson Sinjali, në deklaratën e tij, ankuesi ka thënë se vjedhja në arkën e xhamisë dyshohet se është kryer pas faljes së jacisë
Lidhur me këtë ngjarje, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se prokurori kujdestar ka urdhëruar që të iniciohet rasti “vjedhje e rëndë”.