Policia ka raportuar për një rast në Prizren, ku disa persona kanë hyrë me dhunë në një shtëpi.
Denoncuesja ka njoftuar policinë për disa sende që i janë vjedhur nga shtëpia e saj, duke përfshirë para, stoli ari dhe një revole të vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit me pushime.
Policia ende nuk ka njoftuar për të arrestuar, ndonëse rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.
Rasti mbetet në procedurë policore për t’u hetuar edhe më tej.
“Fsh. Lubizhdë, Prizren 05.06.2023 – 14:45. Ankuesja femër kosovare raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit për pushime. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar.” është njoftuar nga Policia.