“TY TA FALIM JETËN
E NA DUKET PAK”
HAMËZ ALI THAÇIT
“Hajde-hajde o Ham’z Alia!
T’ past’ Kosova e Shypnia!
Shkolla e Xërxës n’ pik’ të rrafshit,
Ta run emnin, o Hamëz Thaçi”.
AH KUFI I MALLKUAR,
PO SHUMË I SHTRENJTË NA DOLE
Plejadës së djelmoshave nga Skënderaj, Drenasi, Shtimja, Lypjani, Theranda, Malisheva, Kaçaniku, Prishtina, Mitrovica, Hani i Elezit, Shari, Vushtrria, Gjilani, Vitia, Besiana, Dardana, Artana, Burimi, Tetova, Gostivari, Shkupi, Kumanova, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Biella e Italisë, Algjeria dhe Franca, që me vullnetin e celniktë e formuan Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Rrafshit të Dukagjinit, iu bashkuan edhe dragojt e Anadrinit, sot feniksa; heronj e dëshmorë që u rilindën krahas me lirinë e Kosovës të cilës ia falën gjakun dhe jetën e për të cilën nëpër shkrepa lanë gjymtyrat e trupit mbi 138 dëshmorë. Të gjithë ranë në Kosharen e Agim Ramadanit e të Salih Çekajt, E në këtë plejadë radhiten edhe anadrinasit si: Islam Krasniqi i Drinasit, Bekim Thaçi i Retisë, Halil Thaçi i Çifllakut, Haziz Tolaj i Pataçanit të Poshtëm, Ilir Hoxha, Jonz Krasniqi, të Arbanës, Luan Gashi i Hoçës së Vogël, Naim Arllati i Brestosit,
Ramiz Krasniqi e Arben Bytyçi të Dejnit, Sinan Thaçi i Zojzit e Hamëz Ali Thaçi i Xërxës së Anadrinit të Rahovecit, sot të gjithë dëshmorë të kombit, varret e të cilëve gjenden në Koshare, dhe së bashku me dëshmorët e Shishmanit të Bokës, me Ata dyzet të Mujë Krasniqit, me Ata tridhjetë të Agim Zenelit në Rogovë të Hasit, e tetë të Muhamet Malësorit në Planejë të Hasit e pesëmbëdhjet të Salih Saramatit në Gurrazhub të Hasit, flasin se sa i shtrenjtë na doli ky kufi i mallkuar shqiptaro-shqiptar të cilin e rrënoi Agim Ramadani me Salih Çekun e me Hamëz Thaçin e Xërxës, shtëpinë e amshueshme të të cilit do ta vizitojnë nesër Anadrinasit dhe nnxënësit e Shkollës Fillore “Hamëz Thaçi” që ruan emrin e dragonit të Koshares.
LAVDI DËSHMORËVE TË KOSHARES SË 21 PRILLIT!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOSOVËS
– LAVDI HEROIT HAMËZ THAÇI!
– LAVDI HERONJVE TË KOSHARES!
– LAVDI TË GJITHË ATYRE QË U
FLIJUAN PËR LIRINË E KOSOVËS!
(Sabahajdin Cena )
/Gazeta Papirus/