Mendim të kundërt për propozimin e Blerim Isufajt për pozitën e Kryeprokurorit të Shteti, ka deputeti i opozitës, Hajdar Beqa.
Ai për FrontOnline, tha se zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit i takon KPK-së dhe se nuk i takon askujt që të ndërhyj në këtë proces.
“Pushtetet janë të ndara në Kosovë, kjo çështje i takon KPK-së, kryeprokuror duhet që jetë një njeri me integritet profesional e i paanshëm politik, çdo inteferim i i institucioneve tjera subjekteve politike apo zyrtarëve politik, konsideroj se nuk i bënë mirë drejtësisë së Kosovës, kjo është çështje e KPK-së. Kryeprokurori zgjidhët nga KPK-ja nuk zgjedhet nga organizatat e as nga ambasadat, unë mendoj se nuk duhet të ndërhyjmë”, tha ai për Front Online.
Sipas procedurave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e bënë emërimin e kryeprokurorit të ri, por deri më tani emri i Isufajt nuk është dërguar në presidencë.
Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.