Hailey Bieber u shfaq mahnitëse në ndarjen e nëntë të Çmimeve të Modës “The Daily Front Row” që u mbajt në Los Angeles.
Ajo rrëmbeu vëmendjen me një fustan kadifeje blu pa rripa dhe një të çarë të theksuar deri te kofsha.
28-vjeçarja, e njohur si themeluese e markës “Rhode”, kombinoi veshjen e saj me taka të zeza dhe bizhuteri të thjeshta por të rafinuara – përfshirë unazën e saj të fejesës me vlerë marramendëse, shkruan DailyMail.
Hailey nuk ishte aty vetëm për të pozuar – ajo u nderua me çmimin “Inovatorja e Bukurisë së Vitit”.
Më pas ajo u ngjit në skenë për të mbajtur një fjalim plot vetëbesim dhe pozitivitet.
E rrethuar nga figura të njohura si Lizzo, Adriana Lima dhe Tyra Banks, Hailey tregoi edhe një herë se pozicioni i saj në industrinë e bukurisë dhe modës është më i fortë se kurrë.