Rexhep Selimi, është vizituar të premten nga vëllai dhe djali i vëllait, Ramadani dhe Arlindi, transmeton Gazeta Papirus.
Për këtë vizitë ka njoftuar vëllai i Rexhës, Ramadan Selimi. Ai ka bërë me dije se Gentit nuk i është lejuar ta takoj xhaxhain e tij ndonëse kishte udhëtuar për në Hagë par ta takuar Selimin.
Me këtë rast, Ramadan Selimi ka uruar që të lirohet të gjithë çlirimtarët që ndodhën në Hagë.
“Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk ju lejua vizita për axhën e vet Rexhën, por megjithatë edhe pse nuk kishte mundësi me e pa fizikisht atë , ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra nga njëri-tjetri që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese. Uroj të jetë kjo vizita e fundit në këtë vend më Rexhën dhe të lirohen çlirimtarët nga kjo gjykatë e padrejtë”, ka shkruar Selimi në “Facebook”.