Një protestë e planifikuar do të mbahet më 3 Prill në Hagë, përballë Gjykatës Speciale ku po mbahen të burgosur liderët e UÇK-së.
Shqiptarë të diasporës po shprehen të pakënaqur me proceset që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas tyre, ish-krerët e UÇK-së po përballen me një proces politik, shkruan Gazeta Papirus.
“Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë” është thirrja e protestës që synon të mbledh shqiptarë nga anë e mbanë bota.
Shqipëtarët e Diasporës kanë publikuar një video ku shfaqen liderët e UÇK-së, dhe disa fjalime të tyre prekëse.
Ish-krerët e UÇK-së qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Një njoftim ka bërë edhe veprimtari i hershëm i qështjes Kombëtare, Hektor Beqiri i cili bëri thirrje se shqipëtarët po bashkohen për të thënë njëzëri; BOLL MA!
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm./GazetaPapirus