Ish drejtuesit e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj pritet të ankohen në Supreme pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Kështu ka bërë të ditur, djali i Hysniut, Musli Gucati.
Ai ka thënë se mbrojtja është duke e përgaditur ankesën dhe së shpejt do të dorëzohet.
Gucati në një prononcim për IndeksOnline, ka thënë se edhe pas vendimit të Apelit, ish drejtuesit e OVL-UÇK-së po vazhdojnë të vuajnë dënimin në Hagë.
“Nuk dihet se ku do ta vuajnë dënimin, mbase kanë më pak ndoshta aty. Nuk kanë vendos kurrgjo. Nuk e dinë as ata për momentin”, ka thënë Gucati.