GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Guardiola krahason Messin me Haaland

03/05/2023
në Ballina, Sport
Koha e leximit:2 mins read
Guardiola: Një humbje ndaj Arsenalit dhe lufta për titull përfundon
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola ka thënë se Erling Haalandi e ka mentalitetin e njëjtë me Lionel Messin, por mendon se krahasimet e tilla nuk i ndihmojnë yllit të Manchester Cityt.

Sulmuesi norvegjez e arriti shifrën e 50 golave në të gjitha garat këtë sezon me penaltinë e shënuar në minutën e tretë në fitoren e Cityt 2:1 kundër Fulhamit në fundjavë.

Ky gol ishte i 34-ti vetëm në Premierligë, me të cilin Haalandi e barazoi rekordin e vendosur nga Alan Shearer dhe Andy Cole për më së shumti gola brenda një sezoni të vetëm në Premierligë.

Si pasojë, Haalandi tani po krahasohet me Messin, por Guardiola thotë se legjenda e Barcelonës është i pakrahasueshëm.

“Askush nuk krahasohet me Messin, nuk i ndihmon Haaland por për shënimin e golave dhe për mentalitetit, po”, tha Guardiola, i cili ishte trajneri i Messit për katër vite në Barcelonë.

“Messi e ka bërë këtë gjë për 10 apo 15 sezonet e fundit, por Haaland është në nivelin e njëjtë në aspektin e golave.”

“Pothuajse në çdo ndeshje shënon një ose dy gola, ai ka mundësinë ta bëjë këtë, por Messi është lojtari më i kompletuar që kam parë sa i përket vizionit, driblimeve, pasimeve, konkurrencës dhe shumë gjëra të tjera. Shpresojmë që Erling të jetë aq afër si Leo, që do të jetë fantastike për ne dhe për të”, shtoi ai.

Guardiola e lartësoi Haaland për besimin në vetvete dhe urinë e tij të pangopur për sukses. Trajneri gjithashtu beson se Haaland nuk e ka realizuar ende potencialin e tij të plotë dhe ka insistuar se loja e tij mund të përmirësohet ende më shumë.

“E njoh pak dhe është shumë konkurrues dhe pozitiv në mentalitetin e tij. Ai ka një besim pozitiv të jashtëzakonshëm në vetvete. Nuk është arrogancë. Është besim në vetvete se do të shënojë më shumë. Në sezonin e tij të parë të shënojë 50 gola dhe të barazojë me legjendat si Andy Cole dhe Alan Shearer është diçka e madhe.”

Nëse Haaland shënon në stadiumin Etihad të mërkurën ndaj West Ham, ai do të vendos një rekord të ri në Premierligë me më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni të vetëm.

Tags: GuardiolahaalandMessisport
ShareTweetShare
Previous Post

Ndryshimi i projektit të rrugës Deçan-Mal i Zi shkaktoi dëme 830 mijë euro

Next Post

Dafina Zeqiri ‘djeg’ rrjetin me videon e fundit, shfaqet tejet provokuese

Next Post
Dafina Zeqiri ‘djeg’ rrjetin me videon e fundit, shfaqet tejet provokuese

Dafina Zeqiri ‘djeg’ rrjetin me videon e fundit, shfaqet tejet provokuese

Lajmet e fundit

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.