Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka proceduar kërkesë zyrtare për Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, që të autorizohet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere për të rishikuar vendimin për caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetit për funksion udhëheqës dhe kompensimin e shpenzimeve mujore.
Po ashtu deputetët e LV-së deri në rregullimin me vendim të çështjes së kompensimeve kanë hequr dorë nga kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione, ndërsa shprehemi të gatshëm të kontribuojmë në përmbajtjen e vendimit të ri për lartësinë e kompenzimit të deputetëve.
Ne ftojmë të gjitha palët e interesuara të bëhen pjesë e diskutimit në momentin e fillimit të punës për vendimin e ri. thuhet në faqen e Levizjes Vetëvendosje.
/Gazeta Papirus/