Grupi “Asnjë cent më shumë” paralajmëroi se do të vazhdojnë me aktivitete tjera, dhe se nëse edhe pas ditës së nesërme s’ka reflektim, do të detyrohen t’i masivizojnë protestat, dhe që ky masivizim nënkupton edhe përshkallëzim.
Kështu deklaroi bashkë-iniciatori i kampanjës “Asnjë cent më shumë”, Besnik Shabiu, gjatë konferencës për media të mbajtur sot afër Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se nuk kanë asnjë synim që të bëjnë dëme , por që ideja është që të paralizohet aktiviteti i institucionit.
“Njëra nga alternativat është paralizimi i aktiviteteve të institucioneve, bllokimi i rrugëve dhe shesheve”, shtoi Shabiu.
Këto reagime vijnë në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të rrymës me 16.1%.