Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes në Fushë Kosovës.
Në këtë përleshje, një person ka mbetur i plagosur në këmbë nga ana e zjarrit. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim dhe pas trajtimit është liruar.
Kurse, tre persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 14.12.2024-23:30. Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.