Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Gruda ka thënë se ky vendim ka konfirmuar se nismat e qeverisë për refoma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky vendim konfirmon edhe njëherë se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale dhe joserioze.