Përparim Gruda i PDK-së, e ka goditur partinë tjetër opozitare LDK-në. Ai përmes një statusi në Facebook është shprehur se s’janë gati për zgjedhje ata që bëjnë seire për mënyrën se si duhet të shkohet në zgjedhje, duke aloduar në kërkesën e LDK-së ekskluzivisht për dorëheqje të Kurtit.
“Kush qet sehire mbi mënyrën e shkuarjes së vendit në zgjedhje duke thënë nuk votojmë për shpërndarjen e Kuvendit, por dëshirojmë dorëheqjen e Kryeministrit, tregon se nuk është gati për zgjedhje ose ka frikë nga ato.” – ka shkruar Gruda.