Një burrë ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij në Fushë Kosovë.
08.06.2024-03:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij-të dyshuarën femër kosovare, e njëjta dyshohet se e kishte lënduar në dorë viktimën. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.