Një femër është arrestuar në Gjilan, pasi e njëjta gjatë një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshortin e saj, kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, shkruan Gazeta Metro.
E dyshuara më pas ka sulmuar edhe vjehrrën e saj, e cila ka pësuar lëndime bashkë me të dyshuarën.
Kjo e fundit është dërguar në mbajtje ëpr 48 orë pas intervistimit.
Gjilan 02.01.2022 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar e kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin e pastaj e dyshuara e kishte sulmuar fizikisht edhe vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima dhe e dyshuara kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.