Në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një grua dyshohet se dje ka tentuar që t’i jepte fund jetës së saj, duke u hedhur nga kati i tretë i një ndërtese.
Viktima, e moshës 36-vjeçare edhe sot ka tentuar ta kryejë të njëjtin akt, nga Spitali Rajonal i Prizren, ku u dërgua të martën pasdite për tretman mjekësor.
Burimet e Sinjalit brenda spitalit kanë bërë me dije se nga reparti ku ishte duke u trajtuar, gruaja ka tentuar sërish të bëjë vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i parë.
Nga spitali është njoftuar Policia, me ç’rast njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informatat e para për atë që ndodhi sot.
Me t’u përfunduar procedurat, mjeku ka urdhëruar që viktima të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare për trajtim të mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.