Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka vdekur gruaja e cila po trajtohej në QKUK, që nga 13 janari, pasi ishte gjetur e shtrirë në shtëpinë për shkak të plagëve të shkaktuara nga zjarri.
Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur pas mesnate në rrugën ‘Rexhep Krasniqi’ në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, nuk dihen arsyet që çuan në djegien e shtëpisë së viktimës.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin Mjeko-ligjor për obduksion.
“Prishtinë 13.01.2023 – 03:50. Me 21.01.2023 lidhur me rastin është raportuar se e dyshuara femër kosovare cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte duke u trajtuar në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.