Një grua është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj dyvjeçar.
Në raportin e policisë thuhet se gruaja dyshohet se e ka sulmuar fizikisht edhe bashkëshortin e vet.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.