Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij.
Policia e Kosovës njofton se e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes, transmeton Gazeta Papirus.