Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, transmeton Gazeta Papirus.
Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift nga fshati Plemetin i komunës së Obiliqit, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 26-vjeçarja ka deklaruar se me të shoqin ka probleme të vazhdueshme dhe ajo ndjehet e rrezikuar nga veprimet e tij. Për këtë arsye, viktima ka kërkuar që të dërgohet në strehimore.
Ndërkohë i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.