Një grua në Han të Elezit ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i saj.
Policia ka bërë të ditur të shtunën se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit bashkëshorti dhe djalit te tyre meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.