Prej më shumë se 14 ditësh, shtetasi me inicialet V.S 49 vjeç, ka humbur gjurmët me familjarët e tij në Divjakë.
Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij, Th.S, 49 vjeçe, e cila tha se bashkëshorti i saj ishte larguar nga banesa në datën 1 maj të këtij viti dhe që prej asaj date nuk ka asnjë lajm prej tij.
Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.