Në vendin tonë janë bërë alarmante rastet e dhunës në familje, konkretisht ato kur burrat po ushtrojnë dhunë fizike ndaj grave të tyre, apo po i kërcënojnë ato në forma të ndryshme.
Vetëm në 24 orët e fundit, Policia ka bërë të ditur se janë raportuar 8 raste kur burrat kanë rrahur gratë e tyre, apo kërcënuar.
Por ka raste kur edhe gratë po i rrahin burrat.
Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, shkruan Reporteri.net.
Policia ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut mbrëmë rreth orës 20:40, viktima mashkull kosovar ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare.
“E dyshuara kishte tentuar ta godiste viktimën me një mjet të mbrehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.