Një tjetër rast i kanosje është raportuar dje në Policinë e Kosovës.
Një grua (E.M.) ka raportuar se ish-burri i saj (Xh.A.) në vazhdimësi është duke e kanosur.
Ajo ka thënë se kanosja po i bëhet përmes rrjetit social Facebook, ku i dyshuari vazhdimisht po e thërret.
Siç tregojnë burimet e Indeksonline, policia ka tentuar të kontaktojë me të dyshuarin por nuk është arritur.
Rasti është duke u hetuar.