Analisti Fidan Ukaj sot në “Info Magazine” në Klan Kosova foli në lidhje me intervistimin e Emës, gruas së terroristit Milan Radoiçiq, intervistim i cili u bë nga autoritetet policore në veri të Mitrovicës.
Ukaj tha se mendon që ajo është intervistuar për shkak të prejardhjes së pasurisë së tyre, përcjell Klankosova.tv.
“Ato prona janë sekuestruar për momentin dhe sigurisht se u kërkohet burimi i prejardhjes, krijimi i këtyre pasurive dhe mendoj se pikërisht për shkak të burimit të prejardhjes së saj pasurie është intervistuar zonja në fjalë”, u shpreh ai.