Arta Boshtraj-Dehari, gruaja e aktivistit të ndjerë, Astrit Deharit, ka thënë se “për hir të korrektësisë që u përmend nga Dardan Molliqaj sot në emisionin Rubikon, sa i përket vizitave në burg sa ishte Astriti që asnjë nga zyrtaret e Vetëvendosjes nuk e kanë vizituar Astritin në burg dhe familjen në shtëpi nuk janë të vërteta”.
Sipas saj, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe kryeministri Albin Kurti, kane qenë atëkohë në vizitë tek ata në shtëpi.
Ajo shtoi se ata kane kërkuar nga familja Dehari që në vizitën e radhës të hynë në listë bashkë me familjen për vizitë në burg
“Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne vizitën e radhës është lajmëruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardhshme do te i shkruajmë emrat për ju. Kete ju ka thonë nona Liburnit dhe Albinit”, shkroi ajo në Facebook.
“Po Dardani, duhet me pase parasysh qe këto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg. Edhe sa per marren qe e përmendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Lëvizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret”, shtoi zonja Dehari.