Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së për caktimin e Flora Masurica Durmishi U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Flora Masurica Durmishi, mësohet se është bashkëshortja e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishit.
Ahmetxhekaj ka arsyetuar propozimin për Masurica-Durmishin, me kontributin e saj profesional shumëvjeçar.
Kujtojmë se nga Qeveria Kurti dhe pushteti i tanishëm vazhdimisht ka pasur punësime familjare, apo të personave që më pas dolën se kishin lidhje me pushtetin aktual.
‘’ Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e datës 19 shkurt 2022, ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së për caktimin e Flora Masurica Durmishi U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës. Z. Ahmetxhekaj ka arsyetuar propozimin për zonjën Masurica Durmishi me kontributin e saj profesional shumëvjeçar në radio dhe planet e përbashkëta për avancimin e pozitës së Radio Kosova 1 dhe 2 në tregun medial të Kosovës’’, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Bordi i RTK’së.
Kujtojmë se përkundër që Ministria e Punëve të Jashtme e kishte ditur që diplomati Skënder Durmishi ishte çështje javësh kur do ta arrinte moshën e pensionimit, ai ishte emëruar Ambasador i Kosovës në Shqipëri dhe aktualisht po vazhdon të qëndrojë kundërligjshëm në këtë pozitë diplomatike./gazetametro.net