Gazetari Neil Hauer ka publikuar një video ku shihen shumë ushtarë çeçen, të cilët, sipas tij, po përgatiten për të shkuar në Ukrainë si pjesë e forcave pushtuese ruse.
“Një video tjetër nga Grozni i Çeçenisë, që më është dërguar sot nga një burim local. Mijëra forca qeveritare çeçene shtesë duke u dërguar në Ukrainë si pjesë e forcës pushtuese ruse”, thuhet në postim.
Në video shihet një grumbull i madh ushtarësh, të radhitur në një rrugë në zonë urbane. Pranë tyre shihen disa vetura policie.
Another video from Grozny, Chechnya sent to me by local source today. Thousands of additional Chechen government forces being deployed to Ukraine as part of Russia's occupation force. pic.twitter.com/4c8tJS1bqp
— Neil Hauer (@NeilPHauer) February 25, 2022